Osmani në iftar me ushtarët turq: Turqia ndër shtetet me kontributin më të madh në KFOR

20 mars 2024 | 16:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka qenë në një iftar të përbashkët me ushtarët turq që shërbejnë në misionin e KFOR-it.

Osmani ka thënë se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.

“Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it. Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho te Bayern Muncheni është një opsion konkret, pasi…