Refuzohet ankesa e Llapit, mbetet në fuqi fitorja e Malishevës

21 mars 2024 | 13:24

Është hedhur poshtë ankesa e KF Llapit edhe nga shkalla e dytë e Komisionit për Ankesa për sa i përket ndeshjes ndaj Malishevës.

Kjo ka bërë që të mbetet në fuqi fitorja e Malishevës prej 2-1, ndërsa në vendimin e Komisionit për Ankesa thuhet se vendimi i komisionit të garave ka qenë i drejtë.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërteton se vendimi i komisionit të garave për ndeshjen e zhvilluar me datë 13.03.2024 në mes të KF Malisheva dhe KF Llapi 1932 ka qenë i drejtë dhe se ankesa e KF Llapi 1932 hedhet poshtë”, thuhet në vendim.

Klubi nga Podujeva ishte ankuar se Malisheva ka inkuadruar në lojë një lojtar i cili nuk kishte të drejtë që të luaj, pasi kishte përmbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Aktualisht në vendin e parë në Superligë është Ballkani me 52 pikë, Llapi në të dytin me 51 pikë, Drita në të tretin me 50 pikë, kurse vendin e katërt e zë Malisheva me 47 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
POROSIA E BABËS   Im atë më pat thënë rri…