Kërkesa e Kurtit për zgjedhje, Tahiri: Lajm i mirë paralajmërimi i kryeministrit për t’u larguar

22 mars 2024 | 14:00

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar kërkesën e  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zgjedhje të reja parlamentare.

Tahiri ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje është paralajmërim i kryeministrit për t’u larguar.

Në këtë kontekst, Tahiri ka theksuar se kërkesa e Kurtit për zgjedhje është lajm i mirë për Kosovën.

“Kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar. Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.

Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindra-milionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Enrique aktualisht është trajner i PSG-së, derisa ka folur…