Shoqata “Jakova” organizon tryezën tematike me temën “Kosova përball dinamikës në marrëdhëniet strategjike ndërkombëtare”
24 mars 2024
| 12:11
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” më 25 mars organizon tryezë tematike me temën: “Kosova përball dinamikës në marrëdhëniet strategjike ndërkombëtare”, ku ligjërues do të jetë Arianit Shehu, shef i Misioneve Ndërkombëtare Amerikane.
Ligjërata do të mbahet në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, në sallën “Teki Dervishi”, në orën 12:15.