Mourinho paralajmëron rikthimin: Verës dua ta drejtojë një ekip
Jose Mourinho ishte një nga të ftuarit specialë për garën e “Moto GP” këtë të diel në Portimao.
Trajneri, aktualisht pa klub që kur u largua nga Roma në janar, shpreson të ketë një ekip të ri “kudo”, duke mos përjashtuar një rikthim në Portugali.
“Kam ardhur për të kaluar Pashkët, për të bërë gjëra që nuk i bëj normalisht”, ka thënë “Special One”, duke e bërë të qartë se në verë ai donte të drejtonte një ekip.
A është jashtë diskutimit Portugalia nga ana profesionale?
“Pse? Mos thuaj kurrë jo, sidomos në futboll. Jeta ime është futbolli, mund të stërvitem kudo, nuk kam asnjë problem”, ka buzëqeshur Mourinho.
Bayern Munich?
“Zero-zero kontakte. Nuk kam klub, jam i lirë. Por dua të punoj. Në verë dua të punoj”, ka thënë ai.
Në Portugali, José Mourinho kishte drejtuar Benfica-n, Uniao de Leiria-n dhe FC Porto-n.