Mehmetaj publikon komunikatat e VV-së kur kritikonin bombardimet e NATO-s

24 mars 2024 | 18:11

Gazetari Lirim Mehmetaj, kohëve të fundit edhe çarkivues i të kaluarave të palavdishme të figurave politike, ka nxjerrë një komunikatë – argumentativisht famëkeqe – të Lëvizjes Vetëvendosje ku kritikonin ashpër bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe më 1999.

“Në këtë 25 vjetor të bombardimit të NATO-s ta kujtojmë edhe njëherë me turp sesi kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, na tregonte se çfarë gabimi i madh ka qenë intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Reagimi i plotë:

Në këtë 25 vjetor të bombardimit të NATO-s ta kujtojmë edhe njëherë me turp sesi kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, na tregonte se çfarë gabimi i madh ka qenë intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai bënte fajtore NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare edhe për vrasjet e kryera nga Millosheviç-i, derisa për të argumentuar kundër NATO-s citonte shkrimtar serb si Vladimir Arsenijeviç.

“Intervenimi i NATO-s nuk është bërë për ta çliruar Kosovën”, thoshte Kurti në shkrimin e tij, pos tjerash.

Pra, dy palë ishin kundër intervenimit të NATO-s, Serbia në njërën anë dhe Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër.

Sot shqiptarët edhe i gëzohen intervenimit edhe e votojnë njeriun që ishte kundër këtij intervenimi. Çfarë skizofrenie.

Dikush do ta arsyetonte Kurtin sikur kërkesën kundër këtij intervenimi ta kishte për shkak se nga lufta që po zhvillonte në terren dëshironte ta çlironte vetë Kosovën që më pas të mos futet në obligim në raport me ndërkombëtarët.

Por jo. Para se NATO të bombardonte për ta shporrur ushtrinë jugosllave nga Kosova, Kurti – siç ka treguar vetë – po qëndronte në banesën e tij në Prishtinë duke dëgjuar lajmet se çfarë po ndodhë.

Në këtë 25 vjetor historik le të qeshim të gjithë së bashku me këtë palaço.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diellza Syla ka fituar medaljen e bronztë në turneun “Tallin…