Maqedonci takon zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, flasin për sigurinë

26 mars 2024 | 13:37

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të martën shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend.

“Ishte kënaqësi të pres sot në takim shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së si dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Ai e ka falënderuar gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer që Republikës e Turqisë i ka ofruar Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i shprehur vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu, siç ka njoftuar ministri, vuri në dukje se Turqia “gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike”.

Maqedonci ka theksuar se të dy janë dakorduar që ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon përbën prioritet, dhe në këtë aspekt “do të vazhdojmë koordinimin me KFOR, ku shërbejnë dhe trupat turke”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka…