Kusari-Lila: LV-ja s’ka votë për opozitën

26 mars 2024 | 14:49

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se s’kanë votë për opozitën.

“Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje nuk jep votat asnjërës nga partitë opozitare, përderisa nuk kanë një qëndrim të përbashkët, e para. Dhe e dyta përderisa nuk arrijnë një epilog të suksesshëm të proceseve të cilat kanë filluar dhe kemi përgjegjësi t’i përmbyllim me sukses”,  ka thënë Kusari-Lila.

Megjithatë, ajo ka thënë Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e gatshëm për zgjedhje demokratike, por ka theksuar se dëshirojnë të tregojnë përgjegjësinë për mandatin të cilin e kanë marrë dhe që ende nuk e kanë përfunduar.

Zgjedhjet e parakohshme në vend tash sa kohë janë kryefjalë e partive opozitare. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin…