Nitaj: Po duket se Kurti ka nda mendjen të shkojë në zgjedhje të parakohshme

30 mars 2024 | 07:41

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka theksuar se po duket që Albin Kurti ka nda mendjen të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dhe atë mundësisht gjatë verës.

“Mirëpo ai do që edhe të shkojë në zgjedhje, edhe të mos i mbetet faji atij. Prandaj provon që ta inkurajojë Kuvendin që të vetëshpërndahet. Por Kuvendi, në këtë rast, nuk është arsye që vendi të shkojë në zgjedhje. Ai është funksional dhe nuk është bllokuar vendimmarrja. E vetmja arsye për zgjedhje të parakohshme, në rastin konkret, mund të jetë qeveria. Dorëheqja e saj i hapë rrugë zgjedhjeve, tjerat janë dokra!”, ka shkruar në “Facebook” Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkoloneli dhe drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi,…