Proton Cable Prizreni një ndeshje larg nga mbetja në Superligë

31 mars 2024 | 22:29

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap drejt qëndrimit në Superligë. Kjo pasi të dielën në ndeshjen e parë të “Play-out” ka realizuar fitore ndaj New Basket.

Rezultati përfundimtar ka qenë 93:116 (17:23, 31:30, 28:27, 17:36).

Basketbollistët e Proton Cable Prizreni për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar 17:23, derisa periudha e dytë dhe e tretë ishin më të barabarta, por dallimi i madh është bërë në dhjetë minutat e fundit, ku Prizreni është shkëputur dhe ka fituar 93:116.

Skuadra që është më e mirë në dy ndeshje do të jetë anëtare e elitës së basketbollit edicionin e ardhshëm.

Proton Cable Prizreni qe renditur e shtata në Prince Caffe Superligë, kurse New Basket ishte finalist i Ligës së Parë të Meshkujve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e një realiteti parlamentar në Shqipëri nuk është e…