Florian Marku e humb luftën kundër Kongos

31 mars 2024 | 22:33

Florian Marku e ka humb luftën kundër Chris Kongo në O2 Arena në Londër.

Ishte një ndeshje shumë e fortë, por kundërshtari i Markut, tregoi formën e duhur, duke triumfuar në fund me vendim të gjyqtarëve.

Boksieri shqiptar e nisi mirë ndeshjen, duke dominuar në dy raundet e para. Por më pas Kongo, që kishte përparësi në gjatësi, ka shfaqur më shumë. Goditjet e tij ishin më të sakta. Marku, përkundër iniciativës nuk ka dhënë shumë goditje precize.

Dhe Kongo fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. 96:94, 96:93 dhe 98:92 në të mirë të Kongos ishte vlerësimi i tre gjyqtarëve.

Boksierit shqiptar iu mor një pikë për goditje të parregullt, përkatësisht për goditje pas koke.

Meçi është zhvilluar në Angli, ku edhe jeton Marku.

Florian Marku është prej boksierëve më të famshëm shqiptarë. Ka bazë të gjerë të përkrahësve. Në “02 Arena” kishte përkrahje shumë të madhe. Deri më tani kishte 13 fitore e një barazim. Tetë prej fitoreve i kishte me ndërprerje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proton Cable Prizreni ka bërë një hap drejt qëndrimit në…