Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë

02 prill 2024 | 11:00

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa.

“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet. 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ai ka theksuar se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.

“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i KFOR-it Erhard Buchler, ka deklaruar se Kosova është…