Për një javë 2296 për kundërvajtësit në komunikacion në rajonin e Prizrenit

02 prill 2024 | 14:06

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 26.03.2024-01.04.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror 2023” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dy mijë e dyqind e nëntëdhjete e gjashtë (2296) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i tridhjetë (33) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetimi i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me pamje fantastike të Grykës së Rugovës! Me ekipin simpatik…