Këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu, jo zgjedhjet e reja

17 shtator 2018 | 08:32

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur. 

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë e mbajnë pozita dhe opozita. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se partnerët  e koalicionit dhe opozita duhet ta përfundojnë procesin e shtetndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës. 

Ai ka bërë me dije se është koha e fundit për arritjen e konsensusit politik për dialogun, duke bërë thirrje që elita politike të sillet me përgjegjësi shtetërore. 

Hoxhaj, ka vlerësuar se këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu e jo zgjedhjet e reja. 

Sipas tij, përderisa Kosova është në proces të dialogut nuk duhet të ketë zgjedhje. 

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë karakter ekzekutiv dhe territorial. 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Gucati, kryetar i OVL UCK-së ka reaguar pas publikimit…