Federata turke e dënon me gjashtë ndeshje pa shikues Trabzonsporin dhe dy lojtarë të Fenerbahçes

03 prill 2024 | 15:01

Trabzonspori do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues, ndërsa dy lojtarë të Fenerbahçes u suspenduan me nga një ndeshje pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes mes këtyre dy ekipeve.

Këto vendime i mori sot Federata Turke e Futbollit.

Tifozët e Trabzonsporit përfunduan në fushën e blertë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe me futbollistët e Fenerbahçes, të cilët po e festonin fitoren 3:2 në “Papara Park”.

Feneri kishte thënë se po e konsideronte tërheqjen nga Super Lig pas atij, por në mbledhjen e djeshme ky klub u tërhoq nga ky opsion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitat në komunat…