Osmani dhe emisarit britanik: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës

03 prill 2024 | 15:09

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar përfaqësuesin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe ballafaqimit me sfidat aktuale.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme britaneze në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për procesin e integrimit evropian të vendit dhe sigurisht që duhet të merren parasysh edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë” citohet të këtë thënë Osmani.

Lidhur me katërvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në takim është theksuar kontributi i dukshëm i Maqedonisë së Veriut në aleancë duke e shtuar sigurinë e krahut jugor të aleancës dhe reflektimin pozitiv të anëtarësimit tonë në stabilitetin e rajonit dhe të kontinentit evropian në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trabzonspori do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues,…