Skandali me mishin nga Brazili që dyshohet se shitej si i Kosovës, aktivizohet edhe prokuroria

03 prill 2024 | 16:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë për të grumbulluar prova dhe informata lidhur me skandalin për të cilin raportuan mediat në Shqipëri, ku dyshohet se kompania “Apetit Sh.p.k”, me ndihmën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, mishin nga Brazili e ka shitur si mish nga Kosova, duke falsifikuar vendin e origjinës.

Lajmin për “Express” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i ka përfunduar të mërkurën një stërvitje të mbajtur në…