Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

04 prill 2024 | 11:39

Ka filluar një takim trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila është ndaluar dy muaj më parë.

Të enjten më herët në mëngjes, Lajçaku ka zhvilluar një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që të tejkalohen dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihet një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë të ditur se ka…