Smakiqi: Sukseset e Prokurorisë Speciale nuk mund t’i atribuohen qeverisë në rastin e Radojçiqit

04 prill 2024 | 19:10

Avokati Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në “Facebook” ka hedhur poshtë meritat që Qeveria po ia atribuon vetit rreth konfiskimit të pasurisë së kriminelit Radoiçiq.

Smakiqi thotë se kjo është meritë e Prokurorisë Speciale.

Postimi i plotë i Smakiqit:

Sukseset e Prokurorisë Speciale nuk mund ti atribuohen Qeverisë ne rastin e Radojçiçit!

Urdhëri i Përkoheshem i Ndalimit neni 260 i KPPRK-se!

Sëpari mediat te konsultojnë avokatët apo juristet e tyre se nuk i janë konfiskuar por SEKUESTRUAR përkohësishtë pasuritë pronat e luajtëshme dhe te palujtëshme te dyshuarit per vepra te rënda penale Milan Radojçiç konfrom nenit 260 te Kodit te Procedures Penale.

Ky sekusterim i përkoheshem parashikohet me dispoziten 260 lidhur me nenin 110 dhe ne pajtim te Kodit te Procedures Penale me kërkesë te Prokurorit te Shtetit dhe aprovim te Gjyqtarit te Procedures Paraprake.

Konfiskimi është faza tjeter pasiqe te përfundon gjykimi procedura penale pasiqe është vërtetuar fajësia e te dyshuarit akuzuarit dhe urdhërohet agjencia per sekustrimin e perkoheshem dhe konfiskimin e pasurise se te dyshuarit qe keto pasuri ti takojne shtetit te Kosoves shiten apo tjeresohen ne llogari te buxhetit te republikes se Kosoves.

Nuk qendron aspak fakti dhe e vërteta se automjetet e sekusestruara te Milan Radojçiç perkohesisht ne afat maksmal 7 vjet sipas nenit 260 te KPPRK-se mund te perdoren nga Policia e Kosoves sepse nuk e lejon neni 110 i Kodit te Procedures Peneale.

Prandaj per saktesi e korrektesi asnjë minister a kryeministri te krekosen me sukseset e Prokurorise Speciale te Kosoves qe udhihqet nga Blerim Isfuaj sepse keto suksese i takojne Prokurorise se shtetit e jo Qeverise se Kosoves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen…