Masakra e Rezallës, Osmani: Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra

05 prill 2024 | 12:26

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, me ç’rast ka theksuar se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani në deklaratën për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme me pyetje parlamentare ka përfunduar shpejt, pasi…