Sveçla dhe Haxhiu shkojnë te vila e Radoiçiqit, njoftojnë se janë vendosur kamera sigurie

05 prill 2024 | 14:32

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë shkuar për vizitë në veri të vendit, konkretisht të vila e terroristit Milan Radoiçiq.

Haxhiu ka thënë se ishin për vizitë te kjo vilë për të parë në qoftë se të gjitha veprimet që është dashur të merren nga Ministria e Drejtësisë janë adresuar, e sidomos në kuptimin e sigurisë, teksa ka bërë me dije se aty janë vendosur edhe kamera të sigurisë.

“Tashmë, kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, për të përcjell secilin detaj e secilën lëvizje dhe për të parandaluar çfarëdo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve por edhe të policisë”.

“Mirëpo, përveç kamerave, janë edhe policia që po qëndron këtu për ta ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, ka thënë Haxhiu.

Policia e Kosovës të enjten ika konfiskuar disa prona të terroristit Milan Radoiçiq, ku në mesin e tyre janë shumë vetura, banesa, restoranti dhe anija, të cilat tashmë janë nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është dekoruar të premten me…