![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/9c3207e8-2376-4036-bb80-34357ce3a76e.jpeg)
Aksident mes kamionit dhe një veture në Komoran
05 prill 2024
| 18:48
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Komoran. Sipas pamjeve të siguruara nga Epoka e re, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Siç duket nga fotografitë e siguruara nga Epoka e re, një kamion ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës në Komoran të Drenasit.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.