Haziri: S’ka kush na ndalë, kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa ndaluar

06 prill 2024 | 18:21

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se janë “duke ecur drejt rikthimit të madh”.

Haziri është shprehur se nuk është askush që mund t’i ndalë dhe se sipas tij, kanë vendosur të punojnë deri në ditën e zgjedhjeve pa ndalë.

“LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar nënkryetari i LDK-së.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump pretendon se presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë…