Kosova i dërgon Ukrainës kamionë dhe autoblinda ushtarake, më vonë edhe mortaja

07 prill 2024 | 08:32

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadoulu, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.

Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së saj për liri.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.

Kujtojmë se që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë ukrainasë e duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komisionit për Arsim nga radhët e opozitës, i…