Taravari: Nëse nuk i fitoj zgjedhjet, tërhiqem nga politika

09 prill 2024 | 17:24

Arben Taravari , kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar VLEN, thotë se e ka prioritet kryesor përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.

“Në rast se fitoj në zgjedhje, çështja e parë që do të kërkoja nga mandatari për formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve, më 8 maj, do të ishte përshpejtimi i ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, që është kusht për bisedimet e anëtarësimit”, thotë Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se nga Brukseli do të kërkonte garanci që nuk do të ketë kushte të reja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

Si prioritet tjetër për Taravarin është edhe largimi i Maqedonisë së Veriut nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Taravari, kandidati i koalicionit VLEN, në të cilin janë bashkuar partitë opozitare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, konsideron se karriera, siç thotë ai, e “pastër” politike, pa skandale dhe afera, është përparësi ndaj kundërshtarit të tij të drejtpërdrejtë, Bujar Osmanit nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Intervista e plotë: https://www.evropaelire.org/a/taravari-thote-se-nese-nuk-fiton-zgjedhjet-do-te-terhiqet-nga-politika/32897790.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme,…