Gjendet eksploziv në një veturë në Leposaviq, ndërhyn policia dhe KFOR-i

09 prill 2024 | 18:40

Sot gjatë ditës është gjetur një sasi eksplozivi i pa shpërthyer në një veturë në Leposavi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për gazetën online Reporteri.net se në vendin e ngjarjes ishin njësiti K9, EOD dhe KFOR-i amerikan dhe se mjeti shpërthyes është larguar për t’u dërguar në një zonë të sigurt pas pesë orësh.

“Sot rreth orës 11.00 Policia ka pranu informacion se nën një veturë në qytetin e Leposavicit gjondet një mjet i dyshimt i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëhere dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigj njësit relevante policore duke përfshir edhe Njësin K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFORI-it Amerikan”, njoftoi Elshani.

Ai shtoi se “Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është largu nga Vendi i ngjarjes”.

“Në konsultim me Prokurorin, rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga ana e jonë”, përfundoi Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka hedhur akuza të rënda…