![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/2E8736F0-E940-4E3F-B444-9AD14FC892F3-500x300-1.jpeg)
“Ti je budallë”, “O Sadri qe****”, eskalon debati mes Ramabajës dhe Thaçit
09 prill 2024
| 22:34
Janë përplasur ashpër në Pressing në T7 kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe analisti Sadri Ramabaja. Të dy kanë ofenduar e fyer njëri-tjetrin, Thaçi i tha “qenef” Ramabajës, e Ramabaja i tha “budallë” atij.
Pjesë nga përplasja e tyre:
Ramabaja: Po të ishe qytetar i Kosovës do të padisja menjëherë, se një tjetër rrugaç si ti e kam paditë…Ti edhe gënjen edhe nuk skuqesh fare.
Thaçi: Ku gënjej?
Ramabaja: Në raport me mua, paditëm në gjyq dhe fitoje gjyqin.
Më pas ofendimet pushuan pak, dhe Thaçi iu kthye Ramabajës me fjalët: A e pave çka ështe e sulmuar bac, se mendove që s’ma mban në fillim të emisionit?
Ramabaja: Ti je budallë total.
Thaçi: O Sadri qenefi, kadale mbaje gojën pak bre.