Nuk ka fitues në “Emirates”

09 prill 2024 | 22:57

Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë çka dhuruan 90 minutat e lojës, me “Topçinjtë” e Arsenal, që e mbyllën në barazimin, 2 me 2, sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në “mitikun” e Londrës, “Emirates Stadium”.

Nga dy gola për secilën skuadër mjaftuan për të “vulosur” rezultatin, me Bukayo Saka e Leandro Trossard, që shënuan nga një gol, në minutat 12’ e 76’, të sfidës, ndërsa për djemtë e Thomas Tuchel menduan “fantazisti” Serge Gnabry e “bomberi” anglez, Harry Kane, me rrjetat e tyre, të siguruara gjatë pjesës së parë, në minutat 18’ e 32’.

Falë këtij rezultati, tashmë gjithçka për një “biletë” gjysmëfinaleje, të UEFA Champions League do të vendoset mbrëmjen e 16 prillit, me “Baverzët” e Bayern, që do të presin në “Allianz Arena”, të Mynihut, “Topçinjtë” e Mikel Arteta, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspakt e lehtë, për anglezët, të cilët me shumë mundësi mund t’i japin “lamtumirën” kompeticionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi ka shënuar fitore kundër Sigal Prishtinës, me rezultat 66:65.…