65 rrugë të paligjshme u identifikuan drejt kufirit me Serbinë

10 prill 2024 | 11:56

Zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata nga kjo zonë, nuk është e mirë, ndërsa është pyetur nga mediumi britanik, mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Këtë ai e thotë para se ta nxirrte gazetaren e The Telegraph, Danielle Sheridan, pranë kufirit me Serbinë, ndërsa ajo po realizonte reportazhin ”A mund të jetë Kosova, Ukraina e ardhshme?”, transmeton klankosova.tv.

“I shihni armët?” thotë ai. ”Këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”.

Siç specifikohet mes tjerash, që nga sulmi i Banjskës, Elshani bashkë me ekipin e tij, kryejnë patrulla ditore në rajonin kufitar, duke kërkuar rrugë të paligjshme për në Serbi, të cilat u përdorën nga persona të armatosur në vjeshtën e vitit të kaluar.

“Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, shton ai.

“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”.

Në numërimin e fundit, policia identifikoi 65 rrugë të paligjshme, të gjitha të bllokuara me kanale të mëdha të prera në beton. Edhe 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht nëpërmjet dronëve.

Prezenca e vazhdueshme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi mesazh Beogradit se Kosova po i mbronte kufijtë e saj, tha komandanti Elshani.

“Banjska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve”.

“Kur gjaku derdhet, atëherë është problem”.

“Nuk është surprizë që Vuçiq dëshiron të pushtojë”. tha ai.

“Ata mund të na qëllojnë, por nuk mund të na trembin”.

Për komandant Elshanin, ekipa e tij është në stërvitje për sulm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rrjedhjes së të dhënave në publik për shkallën e…