Wade rikthehet në Miami

17 shtator 2018 | 19:27

Ylli i NBA-së, Dwyane Wade, ka bërë të ditur se do të rikthehet për një sezon përmbyllës te Miami Heat.

Wade kaloi gati tërë karrierën me Heat dhe ishte në dilemë nëse do të vazhdonte edhe për një sezon. Dilema e tij sigurisht nuk qëndronte për skuadrën, por ai nuk ishte i bindur nëse do të luante edhe për një vit.

36-vjeçari, i cili është tri herë kampion i NBA-së me Miamin, ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit,  Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e…