‘Ngrihu trimi jem, se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë’, bashkëshortja e Agim Ramadanit me vargje emocionuese në 25-vjetorin e rënies së tij

11 prill 2024 | 11:59

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, në 25 vjetorin e rënies së tij, i ka kushtuar disa vargje.

Ramadani në poezinë e postuar në rrjetin social Facebook, ka shkruar fjalë emocionuese:

“Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd!”.

Ajo mes tjerash ka shkruar: “Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!”.

Poezia e plotë:

Në përvjetorin tënd të 25

Murana jote jam unë

Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!

Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!

Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.

Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.

Me duart që mi puthje aq shpesh, sot, zgjedh lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!

Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!

Zgjohu, se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e…