Totaj viziton shoqatën “Vatra” në Nju-Jork

11 prill 2024 | 16:20

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj, ka vizituar organizatën pan-shqiptare “Vatra” në Nju-Jork, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj shoqate, Elmi Berisha.

Ai e ka njoftuar kryetarin Totaj për aktivitetet e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, duke shtuar se ata kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në ShBA.

“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë”, ka thënë Totaj.

May be an image of 6 people and text that says 'FANE ANSTILJANNOU FRJANNOU he Pan Albanian Federatid of? famerica nerica VATRA .FEDE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth…