Video e frikshme në Tiranë | Polici qëlloi me këmbë shishen e protestuesve duke shpëtuar kolegët! Shikoni si shpërtheu në flakë

11 prill 2024 | 18:20

Një incident i rëndë është shmangur sot gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, falë veprimit të shpejtë të një oficeri policie.

Në videon e publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dallohet efektivi i policisë Asllan Shyti, i cili qëllon me këmbë një shishe që hidhet nga protestuesit drejt gardhit të policisë.

Vetëm pak sekonda më pas, shishja shpërthen në flakë.

Deklarata e Veliajt për këtë incident:

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote!

Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.

Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es!

Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka rrëzuar kërkesën e…