Sot shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore

12 prill 2024 | 08:19

Sot duke filluar nga ora 10:00 mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Deputetët në këtë komision pritet të shqyrtojnë Projektligjin për tekste shkollore.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar ka pasur tensione.

Pretendimet e disa deputetëve të Vetëvendosjes, se gjatë seancës plenare të mbajtur më 7 mars nuk ka pasur kuorum për t’u votuar në parim Projektligji, kanë shkaktuar debat të ashpër në mbledhjen e Grupit punues të Komisionit për arsim.

Deputetët e LVV-së, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, pretendonin se atë ditë në sallë nuk kanë qenë 62 deputetë por vetëm 60, dhe rrjedhimisht projektligji nuk kishte kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë…