Moska e dëbon ambasadorin slloven

12 prill 2024 | 13:18

Rusia e ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga vendi, si hakmarrje ndaj vendimit të Sllovenisë për ta dëbuar një diplomat rus, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë të premten.

Ministria ka theksuar se i ka thënë ambasadorit slloven se vendi i tij është përgjegjës për “shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes Rusisë dhe Sllovenisë.

“Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekst të qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, është thënë në komunikatë.

Sllovenia e ka dëbuar më 21 mars një diplomat rus për shkak të “veprimeve në shpërputhje me statusin diplomatik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar…