AKK-ja kërkon ndihmën e Gjykatës Komerciale për padinë ndaj qeverisë

12 prill 2024 | 13:22

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Gjykata Komerciale që të shqyrtojë padinë e komunave ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë e Shëndetësisë për kthimin e mjeteve financiere të marra nga komunat për zbatimin e kontratave kolektive.

Në këtë kontekst, AKK-ja ka kërkuar se kjo lëndë të shqyrtohet me urgjencë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka vlerësuar se dëmi që është duke i’u bërë komunave është është i madh.

“Andaj me këtë rast Bordi i Asociacionit të Komunave kërkon nga Gjykata Komerciale që të shqyrtoj këto lëndë sa më shpejtë meqë dëmi në autoritetet lokale është i përditshëm dhe në dëm të investimeve të projekteve kapitale, e që vetëm këtë vit pritet të tejkalojnë shumë prej 30 milion euro”, ka njoftuar AKK-ja.

Më tutje, AAK-ja ka treguar se në cilat fusha janë duke u dëmtuar komunat.

“Në zbatim të këtyre marrëveshjeve përmbaruesit po ua marrin mjetet komunave kryesisht nga fondi i investimeve të projekteve kapitale. Pra këto mjetet do duhet të përktheheshin në projekte kapitale për qytetarët derisa qeveria as nuk rimburson këto mjete te Komunat e as nuk lejon ato që t’i fusin në planifikimet buxhetore”, ka njoftuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga…