Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas dhe plagosjen e një të mituri në Ferizaj

12 prill 2024 | 18:24

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e një personi të mitur në Ferizaj, duke konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes.

“Sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër – i mitur, ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit [të dyshuarit për vrasje], Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u…