Mercedesi nuk heq dorë nga Verstappeni, i ofron një rrogë më të lartë se ajo e Hamiltonit

14 prill 2024 | 11:40

Lewis Hamilton nuk do të garojë me Mercedesin vitin tjetër, pasi ka preferuar të shkojë te Ferrari.

Te makina gjermane ende nuk kanë gjetur një zëvendësues, ndërkohë që përflitet se një kandidat i mundshëm është Max Verstappen. Tri herë kampioni i botës në Formula 1 ka një kontratë afatgjatë me Red Bull Racing, por disa

konflikte brenda skuadrës kanë sjellë tension. Sipas mediave, te Mercedes nuk dorëzohen për të marrë holandezin dhe punojnë nën rrogoz.

Mësohet se makina gjermane ka aprovuar bilancin për vitin 2025, duke miratuar edhe një rritje rrogë në pagat e pilotëve. Kjo për të bindur Verstappenin të pranojë ofertën që do t’i bëjë makina gjermane, e cila do të jetë më e lartë se ajo e Hamiltonit.

Duket qartë që te Mercedesi e kanë seriozisht idenë e afrimit të pilotit holandez edhe pse të Red Bull deklaruan nga Japonia se ai do të qëndrojë me 100%. Të gjithë presin se si do të shkojnë ngjarjet deri në verë para se të bëjnë lëvizjet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ditën e shtunë është autorizuar nga Prokurori…