Kurti thotë se vendimi për manastirin e Deçanit ishte i vështirë, por i paevitueshëm

14 prill 2024 | 13:33

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Kurti ka folur  edhe rreth vendimit për dhënien e 25 hektarëve për Manastirin e Deçanit.

Ai ka thënë se ky “vendim ishte i vështirë, por i paevitueshëm”.

“Më 13 mars morëm një vendim shumë të vështirë e megjithatë vazhdojmë të besojmë të paevitueshëm. Në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, procesi ishte bllokuar nga akterët për shkak se Kosovës i ishin vënë tri parakushte, parasë procesi të përparonte më tutje. Si rezultat i lobimit të institucioneve tona, për çka e falënderojë MPJD-në, u arrit që nga këto 3 kushte, avancimi të sigurohet me vetëm një parakusht, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit”.

“Në anën tjetër, pas shqyrtimeve të gjata juridike u siguruam që ky rast nuk përbën precedent dhe nuk kishte mjet legal e juridik për ta kontestuar, atë. Sot gjendemi në situatë më të favorshme në këtë proces, raporti i Bakoyannis njeh plotësimin e të gjitha kushteve, dhe qartë thotë se të tjera zotime duhet të përmbushen pas anëtarësimit”,  ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë një “apel” kundër një “spirale dhune”…