Kurti: Kemi hyrë në javën e 30-të nga sulmi në Banjskë dhe ende s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

14 prill 2024 | 20:24

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurt tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjskë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend./RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri i Shkodran Pulajt, i cili dikur njihej si i…