Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetoj derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

15 prill 2024 | 16:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

Në një konferencë për medie, pas takimit me Osmanin, presidentja e Sllovenisë, ka thënë se përderisa dialogu vazhdon ka “një dritë të hapur”.

“Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KE-ja ka të bëjë dhe është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës. U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë, ne do i’u mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale. Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin…