Promovohet libri me poezi “E gjithkohshmja Andërr” e Donika Dabishevcit

16 prill 2024 | 16:24

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës është promovuar libri me poezi “E gjithkohshmja Andërr”, e autores Donika Dabishevci.

Autorja përmes një mesazhi në “Facebook” ka falënderuar secilin prej miqve që ishin pjesëmarrës në përurimin e librit të saj.

“Jashtëzakonisht e nderueme dhe falenderuese ndaj secilit prej miqve që u bënë pjesë e gzimit me rastin e promovimit të librit tim me poezi “E gjithkohshmja Andërr”, botuar nga Littera, sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Mirënjohëse ndaj studiuesve dhe shkrimtarëve Gëzim Aliu dhe Agron Gashi, për analizat dhe interpretimet e thella dhe përmbajtësore të librit, aktorëve Xhejlane Tërbunja dhe Fisnik Istrefi për emocionet që na dhanë gjatë leximit të poezive, artistit Astrit Stafai që si gjithnjë që e ndërthurë dhe shkrinë aq bukur muzikën me poezinë dhe poetes Alketa Gashi Fazliu për moderimin plot shpirt. Ju paça”, ka shkruar autorja e librit Donika Dabishevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet…