Ndërron jetë ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri

20 prill 2024 | 22:07

Është ndarë nga jeta ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.

“Të nderuar familjare, miq e bashkëluftetarë të Komandantit! Me dhimbje të madhe po e ndaj me Ju lajmin e rëndë se, sot në orën 19:50 pushoi përjetë zemra e vëllait tonë e shokut tuaj, Gani Imeri. Komandanti nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm”, ka shkruar Naser Imeri, vëllai.

Njoftimi i plotë i tij:

Njoftim

Heroi ynë Gani Imeri na la!
Të nderuar familjare, miq e bashkëluftetarë të Komandantit!
Me dhimbje të madhe po e ndaj me Ju lajmin e rëndë se, sot në orën 19:50 pushoi përjetë zemra e vëllait tonë e shokut tuaj, Gani Imeri.
Komandanti nuk është dorëzuar kurrë para asnjë sfide, as në luftë e as në paqe, po sot, ju dorëzua Allahut të madhërishëm.
Duke qenë perjetë mirënjohës për solidaritetin e nderimin që e keni treguar në të gjitha format për Komandantin tuaj e tonin, ju njoftojmë se homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri.
12:00-13:30 Homazhe
13:30 Mbledhje komemorative
Ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme, në ora 15:00!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë policor në kushte anonimiteti kanë dërguar ankesa në redaksinë…