Zëvendësministri i Kurtit: Kryetarët shqiptarë në veri deri në vitin 2026

21 prill 2024 | 14:06

Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se kryetarët aktual në komunat në veri do të jenë aty deri në vitin 2026.

Ai ka thënë se “përkundër presionit, kryetarët në veri nuk do të japin dorëheqje”.

“Presioni për dorëheqje ka qenë shumë i madh deri tani, nuk pres që do të ketë dorëheqje. Besoj që këta kryetarë do të jenë në këtë post deri në vitin 2026. Duhet të jemi të gatshëm jo vetëm si institucione, por edhe si qytetarë, që jemi në proces të normalizimit të plotë të situatës në veri”, ka thënë Vokrri për “ATV”-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se tash Vetëvendosje…