![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/Bayer-Leverkuseni-i-shpetoi-humbjes-nga-Borussia-Dortmundi.jpg)
Leverkuseni nuk njeh humbje
21 prill 2024
| 20:20
Bayer Leverkuseni i shpëtoi humbjes nga Borussia Dortmundi në minutën e 98’.
Kjo pasi Josip Stanishiq barazoi rezultatin 1:1.
Niclas Fulkrug ishte ai që çoi në avantazh Dortmundin në minutën e 81’.
Leverkuseni vazhdon të prijë edhe në xhiron e 30-të pa asnjë humbje.
Leverkuseni vazhdon të mbetet i pamposhtur në të gjitha garat. Një javë më parë “Farmaceutikët” e siguruan titullin e kampionit të Gjermanisë.