Vuçiqi: Kosova që 11 vjet nuk po e bën Asociacionin, kjo është paaftësi e BE-së

22 prill 2024 | 16:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është ankuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se Kosova që 11 vjet nuk është duke e themeluar Asociacionin e komunave serbe.

“Më lejoni para se të lëviz të raporti, çka po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve prej marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, diçka që gjithashtu ka qenë pjesë përbërëse edhe bashkësia evropiane, që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont. Për gjithë serbët që jetojnë në Kosovë kanë qenë vite të të pavërtetave dhe premtimeve të pambajtura. 11 vite të paaftësisë së BE-së si garantuese për të lëviz gjërat”, ka thënë Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e UNMIK-ut, Caroline Zijadeh, ka lavdëruar vendimin e Qeverisë…