Vuçiqi e përdorë në OKB deklaratën e Liburn Aliut se ‘Kosova është projekt i përkohshëm’

22 prill 2024 | 17:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka përmendur sërish në OKB deklaratën e ministrit Liburn Aliu, se “Kosova është projekt i përkohshëm”.

Vuçiqi tash këtë deklaratë e ka përmendur në një kontekst të ri. Para dy javëve Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb, siç ka thënë Vuçiqi për rrezikim të rendit kushtetues të Kosovës, në anën tjetër Liburn Aliu, që e rrezikon këtë rend sipas tij, vazhdon të jetë ministër në Prishtinë.

“Liburn Aliu, ministër i Kurtit, tha kështu në dhjetor 2023: Shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm, një komb kosovar nuk mund të krijohet. Pra, i pafajshmi Sofronijeviq është i arrestuar për rrezikim të këtij rendi kushtetues, ndërsa Liburn Aliu i lirë dhe mban pozitë të lartë në Prishtinë. Pra, kaq për arrestimin e serbëve për shkak të këtyre zbatimeve selektive të Ligjit.” –ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të hënën e ka pritur…