![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/Autostrada-Brenero.jpg)
25-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident trafiku në Itali
23 prill 2024
| 14:47
Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.
Siç raportojnë mediet lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën e Brenerit.
Viktima është Haris Shala, i cili punonte si shofer kampioni, teksa punonte në Caprona.
Ngjarja ka ndodhur derisa mjeti i drejtuar nga viktima ka goditur kamionin përballë tij.
Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve që mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe ambulancë, nuk kanë mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar.