Mustafa i PDK-së për raportin e DASh-it: Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë
23 prill 2024
| 14:58
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, i cili ka konstatuar korrupsionin e qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se gjetjet e këtij raporti janë shqetësuese për Kosovën.
Mustafa ka thënë se raporti i DASh-it shtë rezultati i propagandistëve të pushtetit.
“‘Korrupsion serioz qeveritar’, po thotë Departamenti i Shtetit të ShBA-së për Kosovën! Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë për të ushqyer shpresa të rrejshme deri sa erdhën në pushtet”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.