Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen

24 prill 2024 | 08:22

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes.

As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për shkak se nga nëntori i vitit 2020 ai ndodhet në paraburgim, i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se Thaçi ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kryeministri i parë i Kosovës së pavarur.

Hashim Thaçi ka lindur më 24 prill 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt dhe ishte presidenti i pestë i Republikës së Kosovës, ndërsa dy herë ishte shef qeverie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ishte dikur, dhe së shpejti mund të jetë…